Vendi tronditet nga 7 vrasje brena 4 orësh, Ministria e Lleshit: “Është ulur kriminaliteti”!

Vetëm ditën e sotme brenda 4 orësh ndodhën 7 vrasje në vend, ndërsa zëvendësministri i Brenshëm, Julian Hodaj, u shpreh krenar që gjatë dy muajve kur shqiptarët kanë qenë të mbyllur si pasojë e pandemisë ka pasur një numër të vogël aksidentesh dhe kriminaliteti po ashtu ishte minimizuar.

“Në lidhje me kriminalitetit dhe aksidentet vihet re një ulje drastike dhe kjo është e kuptueshme dhe për shkak të normave të izolimit”, u shpreh Hodaj në një intervistë televizive.

Por pas kësaj deklarate… kemi 4 persona të vdekur dhe 3 të tjerë që janë vetëvrarë.

Në Tiranë dhe Elbasan, tre persona kanë ndërrmarë sot veprimin ekstrem duke vrarë veten dhe Policia ka nisur hetimet për këto ngjarje.

Por nga ana tjetër në fshatin Lalm të Lezhës u gjetën dy persona të dekur, ku një prej tyre dhe ishte masakruar. Kol Murrani dhe Preng Simoni janë dy vikimat në Lezhë, e Policia ende nuk ka një pistë për vrasjen e tyre.

Ende pa u shua jehona e armëve që u përdorën në Lezhë, një tjetër breshëri arme u dëgjua në Durrës. Të vdekur mbetën 2 vëllezër, Viktor dhe Besmir Haxhia. Ata janë gjetur nga Policia të vdekur në makinën e tyre e po ponohet për zbardhjen e kësaj ngjajre.

Por kriminaliteti nuk është ndalur, siç njoftoi zëvendës ministri, pasi në ditët e fundit abuzimet me të mitur janë shtuar, po ashtu dhe dhuna në familje.