Vatër e re infeksioni në Shkodër, dy të prekur me Covid-19

Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të enjte në Shkodër duke e çuar  në 110 numrin e të prekurve në këtë qytet.

Burimet bëjnë me dije se në Shkodër është zbuluar një tjetër vatër e re infektisioni që ëhstë një punonjës në një fabrikë të pijeve energjitike. Ndërsa e infektuara e dytë është një infermiere në e reanimacionit që ka pasur kontakt me personat e tjerë të infektuar.

Ndërkohë në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar 773 raste me kornavirus mes të cilëve 31 persona kanë humbur jetën.