Vasili: Rama nuk bën testime për të fshehur numrin real të të infektuarve nga virusi

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi se kryeministri Edi Rama shpenzon miliarda lekë për check up-in dhe për testime jo, ndërsa e cilëson këtë procedurë të panevojshme.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili thekson se Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon testime për COVID- 19, që sipas tij Rama nuk i bën.

Sipas Vasili, kryeministrin nuk i bën testimet masive pasi do të që fshehë të vërtetën e shifrave të të infektuarve nga COVID dhe keqmenaxhimin e situatës.

REAGIMI I VASILIT
Testim per COVID-19 Jo, ndersa CHECK UP Po, cfare TURPI !
Shqiperia me urdher te Edi Rames ju ben shqiptareve CHECK UP per te zbuluar gjoja sipas tij semundjet.
Askush ne Europe nuk ben CHECK UP-in, e megjithate Edi Rama e ben!!
Edi Rama shpenzon miliarda leke per CHECK UP-in krejt te panevojshem, pa asnje vlere dhe qe nuk ja kerkon kush.

Organizata Boterore e Shendetesise kerkon testim testim testim per COVID- 19 ndersa Edi Rama nuk e ben.
Te gjithe vendet europiane me te zhvilluar e bejne testimin dhe pranojne ate qe OBSH kerkon, sepse vetem testimi ndan te infektuarit nga ata qe nuk jane te infektuar, duke lejuar kontrollin dhe pengimin e perhapjes se pandemise.

Ndersa Testimin e gjere per Pandemine nuk e ben Edi Rama, ndonese kerkohet boterisht, si mjeti qe zbardh te verteten e infektimit me Koronavirus.
Perse nuk e ben testimin e gjere per Pandemine Edi Rama?

Edi Rama nuk e ben testimin qe te fshehe te verteten per infektimin nga Coronavirusi.
Nuk e ben testimin qe te fshehe manaxhimin mizerabel, pa asnje logjike shkencore, abuziv dhe demsjelles per qytetaret.

Nuk e ben testimin se kerkon te justifikoje kufizimet idiote dhe me skema antiepidemiologjike te levizjes se qytetareve,
Keto kufizime pa asnje logjike krijonin grumbullimin e qytetareve i rrezikonin ata ne vend qe ti mbronin.

Nuk e ben testimin per te fshehur te gjithe nenvleftesimin me arrogance qe i beri Pandemise dhe mosmarrjen e asnje mase parandaluese, per mosblerjen e testeve, mosblerjen e veshjeve mbrojtese dhe per mosperfshirjen e mjekut te familjes.

Miliardat korruptive per CHECK UP-in nuk kursehen ndersa per COVID-19 kursehen ne menyren me te keqe duke rrezikuar jeten e qindra mijra qytetareve.
Kjo meriton vetem nje fjale: TURP!