Trump plas “bombën”: Vendet e tjera po fshehin shifrat e vdekjeve nga Covid-19

Presidenti Donald Trump deklaron se, vendet e tjera po fshehin numrin e vërtetë të vdekjeve nga Covid-19.

Ndërkohë, mbi 637,000 njerëz në SHBA janë infektuar dhe rreth 30,000 janë të vdekur. Tani SHBA ka 31 përqind të totalit të prekur globalisht (mbi dy milion tani) dhe mbi 22 përqind të vdekjeve totale (gati 137,000). SHBA është shtëpia e vetëm 4.25 përqind të popullsisë botërore.

Kur një reporter nga Daily Mail e pyeti presidentin për shifrat tronditëse të SHBA-së në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të Mërkurën, 15 Prill, ky fundit u përgjigj duke thënë: “A mendoni se po merrni numra të ndershëm nga disa prej këtyre vendeve? A besoni vërtet numrat e disa prej këtyre vendeve? “

Trump ishte veçanërisht kritik ndaj Kinës, të cilën ai e ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme për lejimin e përhapjes së virusit në të gjithë botën. “A mendoni se numrat në këtë vend të gjerë të quajtur Kina – ata kanë një numër të caktuar rastesh – beson dikush me të vërtetë?”, pyeti Trump.

Ndërsa koronavirusi raportohet se ka origjinën nga një treg i lagësht në qytetin Wuhan në Provincën Hubei të Kinës, centrali aziatik është akuzuar se nuk ka qenë mjaftueshëm transparent për të paralajmëruar botën për rrezikun e afërt. Kina kontrolloi zyrtarisht përhapjen pasi mbi 83,000 njerëz janë goditur atje me rreth 3.300 vdekje pas një rritje fillestare, por ato shifra janë marrë në pyetje dhe Pekini është akuzuar për mbulimin e përhapjes së vërtetë të pandemisë.