Tregtarët e Shkodrës përjashtohen nga përfitimi i pagës së ‘luftës’

Tregtarët e veshmbathjeve në Zdrale të Shkodrës janë përjashtuar nga përfitimi i pagës së luftës pasi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, thuhet se janë regjistruar si biznes ushqimor.

Së bashku me kryetarin e Sindikatës ata jana drejtuar në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër dhe kanë kërkuar që të marrin fund këto burokraci dhe të perfitojnë atë qëju takon me ligj.

Ndërsa çifi Suma ka një problematikë të cilën ata e konsiderojnë si burokratike. Ata kanë tregtuar sëbashku për 22 vjet por bashkëshorti është sëmurë dhe atëherë aktiviteti është kaluar në emër të bashkëshortes. Por nuk përfitojne pasi rezulton në QKR biznes i ri. Me lot në sy ato kërkojnë zgjidhje pasi nuk kanë asnjë të ardhura të tjera dhe mezi po ushqehen.