Thirrja e Bashës: Të mos vonohet paketa e dytë ndihmëse. Jemi shumë mbrapa Kosovës dhe Maqedonisë

Thirrja ime e parë sonte për qeverinë dhe për kryeministrin është të mos vonojë asnjë sekondë, të mos vonojë asnjë ditë paketën e dytë ndihmëse për shëndetësinë, sepse jemi në urgjencë. E dyta ekonomia. Paketa sociale është me shumë vonesë dhe për këtë është i vetëdijëshëm dhe vetë kryeministri sepse me 17 mars premtoi se në fund të marsit asnjë familje e dëmtuar nga kriza nuk do të mbetej pa të ardhura. Sot është data 8 prill dhe sipas informacioneve zyrtare 9500 persona kanë marrë pagesën.

Nëse është kështu sepse ndërkohë marrim edhe dhjetëra denoncime të bizneseve të mbyllura të cilave iu refuzohet pagesa, pra, nëse është kështu prapë është pak. Është pak. Bëhet fjalë për qidra mijëra të cilët për shkak të masave kundër COVID-it të cilat I kemi mbështetur dhe I mbështesim plotësisht janë në pamundësi ekonomike. Edhe paketa e parë nuk është zbatuar.

Ndërkohë Kosova po kalon paketën e dytë. Maqedonia po kalon paketën e dytë dhe po mendon për paketën e tretë. Ne akoma nuk kemi zbatuar një paketë anemike që është sa 1/3 e paketës që ka nevojë Shqipëria. Është sa 1/3 e paketës që ka Kosova. Prandaj jemi shumë vonë dhe duhet të veprojmë urgjentisht në të dyja shinat: Në ndryshimin kryekëput të përqasjes me testimet dhe në dhënien e parave, me alokimin e fondeve brenda buxhetit për t’I shkuar njerëzve që janë në nevojë, të papunëve, bizneseve që janë në shtrëngesë, punëmarrësve që janë në shtrëngesë. Për këtë koha nuk prêt më!