Thirrja dëshpëruese e Ramës për luftë…

Nga Albert AVDULI

Kryeministri, natën e shënjtë të pashkëve, shpërndau një video ku ironizonte opozitën dhe Kryetarin e saj.

Me veprimin e tij, Kryeministri ka dëshmuar disa elementë marrëzie dhe urrejtje.

E para, cënoi respektimin e shënjtërisë së festave fetare.

Çuditërisht, në pasditen e shenjtë të pashkëve, kur gjithçka dukej paqësore, shpërthen inati djallëzor qeveritar. Në raste të simbolikave të tilla si pashk, bajram, novruz, krishtlindje, ka një kod të pashkruar, për mos ta ndotur ditën. Kod që e respektojnë apriori edhe plot radikal, të marr apo idiotë e delirant që shkarravitin rrjetin.

E kryeministri shfaqet me gjithë urrejtjen e tij mbi këdo.

E dyta, në momentin më kritik të popullit, kur diskutohet jeta përballë një virusi plot rreziqe. Gjëndje ku mjekësia si shkencë po ndesh me plot të panjohura.

Më e ndjeshme situata në varfërinë ku gjëndet pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare.

Me atë video game të pështirë, ai nxiu mundin e stafit mjekësor, por rëndoj edhe mushkëritë e pacientëve të shtruar në pavione.

E treta, prishi armëpushimin e luftës politike, vendosur de facto, përballë një armiku të deklaruar si i padukshëm.

Duhet theksuar se këtë armëpushim e pregatiti, realizoj dhe po e ruan korrektësisht Lulzim Basha.

Është pikërisht Basha, ai që gjithë energjinë e forcës politike, të cilën e drejton, e kanalizoj në funksion të shërbimit dhe ndihmës përballë epidemisë. Racional në propozimet sesi duhet vepruar me ekonominë, trajtimin dhe financimin e mjekësisë, familjet në nevojë dhe bizneset, deri në atë masë sa qeveria ka qenë e detyruar t’i implementojë në norma zyrtare. Këtë veprim qeveria e bëri nën presionin e opinionit publik dhe opozitës. Jo se ka dashur, por ka kuptuar se ato ishin praktikat më të dobishme dhe efektive.

Në çdo dalje dhe prononcim publik, Kryetari i PD-së, ka theksuar se jeta e qytetarëve kapërcen çdo qëndrim politik.

E shprehur qartë : Jo sukse personal mbi fatkeqësi. Kësaj thirrje dhe këtij gjykimi i janë bindur më tepër se gjysma e shqiptarëve. Kësaj thirrje pra, jo frikës sikurse e mendon ndonjë mëndjeprishur.

E treta, mënyra provokative sesi e ka montuar atë video dhe hedhja në rrjet, është thirrje për të rindezur luftën politike ashpërsisht.
Këtu duhet ndalur dhe duhet parë tej veprimit prej “çamarroku të dehur”.

Rastet kanë treguar se ai shpesh krijon situata të rreme për të tërhequr vëmendjen nga diçka diabolike që po realizon ndërkohë. Stis ndonjë detaji anësor, por me efekte të forta vizuale, dhe hahaa krushqit, hahaa dhe nusja.

Ju sjell në vëmendje, daljen me poturret qesharake ditën e votimeve bashkiake. Mediat, opinionet, rrjetet sociale u morën me veshjen e tij karnavaleske, ndërsa makineria e pushtetit fallsifikonte dhe prodhonte votues.

Kujtoj gjithashtu se ai e zhurmoj opinionin publik me rastin e teatrit dhe unazës sikur do krijonte një kryeqytet ëndërrash e në të njëjtën kohë e mbushi Tiranën me kulla dhe i grabiti deri trotuaret.
Bombardoj gjithë ekranet me nevojën emergjente për rindërtimin e shtëpive dëmtuar nga tërmeti e në të njëjtën kohë vazhdoj operacionet financiare me afera të dyshimta konçesionesh dhe praktika ppp – sh.
Ka mobilizuar një divizion aparatçikësh, të cilët me qeska orizi nëpër duar, rendin nëpër familjet e mjeruara dhe bëjnë bamirësi të turpshme. Efekti vetëm mediatik dhe trushplarje.

Në të njëjtën kohë, spitalet vazhdojnë të jenë në pikë të hallit për mjetet dhe aparaturat më të domosdoshme.

Një autokrat tipik, i cili ka monopolizuar çdo emër tonin, për të dal në punë, në rrugë, me makinë, rendin e ditëve, gjininë, pleqërinë etj, etj.

A thua shteti ka vetëm një nëpunës dhe mbret në të njëjtën kohë.
Kush nga ne di prej dy muajsh, cili është ministër apo zyrtar tjetër i lartë ? Askush.

Sepse nuk ka në fakt. Autoritet absolut është vetëm një.

Deklarohet me të madhe se janë ndihmuar në këtë periudhë mbi 500 mijë familje në Shqipëri. E turpshme nëse është e vërtetë. Më e tmerrshme sepse është fallsifikim apo vjedhje e madhe. Unë që po shkruaj këto rreshta, kam rreth vetes, në rendin e parë të lidhjeve të gjakut dhe miqësisë 25 familje. Midis tyre ka nevojtarë real 6 familje. Tek asnjë prej tyre nuk ka mbërrit gjysmagjeli i bashkisë.

Ide që e kam shkruar para një muaji. Vini listën e familjeve që përfitojnë në hyrje të pallatit. Kjo është transparenca.

Secili le ta shohi me këtë sy dhe ta mati me këtë kut të vërtetën e ndarjes së ndihmave.

Vendosja e gjobave dhe falja e tyre me dekret qeveritar. Një farsë e zhytur në politikë. Mbase gaboj në marzhin e hamendësuar, por këtu një hipotezë po sjell. Si e tillë, po u rrëzua, tërhiqem. Ata, të cilët guxonin të shkelnin rregullat e karantinës, sidomos me makinat, në shumicë kanë qenë djemtë beniamin të fushatave të partisë dhe tek – tuk ndonjë hallexhi me të sëmurë. U vunë gjobat, bllokuan patenta e makina dhe filluan telefonat se po i bjem vetes.

Erdhi falja e madhe si falënderim e mirënjohje.

Rikthehem te video si shkak i luftës politike. Të shpërndash mesazhin se Partia Demokratike ka marr fund, do të thotë se je djalli i zi i pluralizmit politik.

Të deklarosh këtë për forcën politike më të madhe në vend, është një lajthitje, të cilën nuk e artikulon as komunisti më radikal.
Drejtëpërsëdrejti ke ndezur gjakun e mbi 100 mijë antarëve aktivë të saj. Në atë aradhë ka qindra shkencëtarë, mijëra intelektual, studentë, fermer, biznesmenë, punëtorë, gjysma e shoqërisë pra. Të cënosh sentimente të tilla, nuk është kurajo e madhe, por dëshpërim absolut.

Ai po e kërkon përplasjen politike jo si sfidë, por si tymnajë për të fshehur dështimin në këtë periudhë dhe më tepër për të justifikuar krizën gjithëpërfshirëse që e pret vendin. Galopi asaj krize ndihet dhe është i frikshëm për gjithë shqiptarët tej bindjeve politike.
Asaj krize duhet t’i dalim para me çdo kapacitet krijues, inisiativa dhe kurajo.

Trupa e tillë reflektare më së shumti e sheh veten në opozitë me qeverinë.

Ky është rasti, kur thirrjen për luftë duhet ta shpërfillim dhe energjitë të fokusohen te ruajtja e jetës së popullit.