Të shtëna me armë në Vlorë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Rradhimës në Vlorë. Burimet bënë me dije se, dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin mesditën e sotme në Radhimë, dhe ku gjatë sherrit është qëlluar edhe me armë zjarri ku si pasojë është plagosur edhe një person.

Policia tha se, i dëmtuari është goditur me qytën e pistoletës dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.