Të fshihen vdekjet me çdo kusht nga Covid-19! Ky është urdhëri i prerë i kryeepidemiologut

Nga Sali BERISHA

Te fshihen vdekjet me çdo kusht nga Covid 19!
Ky eshte Urdheri i prere i kryepidemiologut xhahil te Surrelit.
Jane me dhjetra vdekje ambulatore por edhe spitalore nga covid19 te cilat fshihen dhe deklarohen vdekje nga shkaqe te tjera vetem e vetem per te fshehur vdekshmerine reale se paku 100-150 % me te larte se sa vdekshmeria ministrore nga covid 19.

Manipulimin e shifrave te te vdekurve me urdher te Edvin Xhahil Surrelit e kam denoncuar publikisht jave me pare me rastet e Hasit dhe me vone ne raste te tjera, te cilat jane realisht te shumta.
Kulmin mashrimi dhe manipulimi i hapur i vdekshmerise nga covid19 arriti me mohimin e vdekjes te te semurit ne Shkoder me covid 19 pozitiv duke thene se ai vdiq nga hemoragjia cerebrale, nderkohe qe tani eshte universalisht e njohur se covid19 shkakton vet lezione te thella ne zemer ne enet e gjakut dhe pavaresisht nga shkaku aparent i vdekjes i te semurit covid19 pozitiv ai llogaritet ne viktimat e ketij te fundit.

Denoj si nje akt kriminal lojen dhe manipulimin e turpshem te te dhenave mbi epidemine e covid19 dhe pasojat e saj ne Shqiperi nga trojka famzeze Edvin Xhahil Surreli, mbi kunata, dhe ishkunata!
Ketu me poshte keni kroniken e mediave mbi manipulimin e fundit. sb
Ministria i llogarit vdekjet sipas dëshirës: 45-vjeçari në Shkodër ishte i prekur, por nuk vdiq nga koronavirusi.

Ministria i llogarit vdekjet sipas dëshirës: 45-vjeçari në Shkodër ishte i prekur, por nuk vdiq nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë reagon lidhur me vdekjen e sotme të 45-vjeçarit në Shkodër.

Sipas ministrisë, viktima nuk ka ndërruar jetë për shkak të Koronavirusit, por si pasojë e një hemoragjie cerebrale.

“59-vjeçari, me inicialet M.S., nga Puka, ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e hemorragjisë cerebrale (aksident cerebral vascular) dhe jo si pasojë e COVID19, nga i cili ka rezultuar bartës ditën e djeshme, por pa simptoma të COVID19”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti me COVID19 në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

59-vjeçari, me inicialet M.S., nga Puka, ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e hemorragjisë cerebrale (aksident cerebral vascular) dhe jo si pasojë e COVID19, nga i cili ka rezultuar bartës ditën e djeshme, por pa simptoma të COVID19.

Ministria e Shëndetësisë informon se në Shkodër ka nisur një hetim epidemiologjik, pas konfirmimit të një infermiereje të spitalit rajonal Shkodër pozitiv në 24 orët e fundit (rasti i personelit shëndetësor i raportuar në deklaratën për media të ditës së sotme).
Sipas epidemiologëve dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik që po kryejnë hetimin epidemiologjik në terren, dyshohet se ky rast është i lidhur me rastin e infermieres, e cila, sipas hetimit epidemiologjik, është infektuar në komunitet.

Nga rezultatet e testimeve të kryera në spitalin e Shkodrës, në 10 pacientë të shtruar që kanë qenë në kontakt me infermieren e infektuar, kanë rezultuar 4 pacientë të prekur, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të patologjive për të cilat po trajtohen, por pa simptoma përsa i takon COVID19.

Njëri prej tyre, 59-vjeçari me inicialet M.S. ka ndërruar jetë, ndërsa tre pacientë të tjerë që janë bartës të COVID19 janë transferuar gjatë ditës së sotme në dy spitalet COVID.

Ministria e Shëndetësisë informon se vijon hetimi epidemiologjik në Shkodër dhe do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim.
Ministria e Shëndetësisë informon se vijojnë testimet dhe hetimi epidemiologjik në Shkodër dhe do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim.

https://www.syri.net/…/tjeter-viktime-nga-koronavirusi-ne-…/