Tallja me bizneset/ Zhupa: Paketa ekonomike e qeverisë nuk garanton asgjë që bizneset t’i mbijetojnë krizës

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shprehet në një reagim të saj se, paketa ekonomike e qeverisë nuk garanton asgjë që bizneset t`i mbijetojnë krizës.

Zhupa shprehet më tej se, po shkatërrohet ekonomia edhe qeveria po ruan vetëm interesat e një grushti oligarkësh.

Reagimi i plotë

Tallja me bizneset është e dukshme! Paketa ekonomike e qeverisë nuk garanton asgjë që bizneset t`i mbijetojnë krizës.

Bizneset janë të detyruar t`i paguajnë gjithçka shtetit, i cili nuk ju hoqi asnjë detyrim. Bizneset duhet t`i paguajnë edhe bashkive detyrimet, konkretisht në Tiranë është pezulluar vetëm taksa e hapësirës publike dhe ndërkohë gjithë të tjerat janë të detyrueshme për tu paguar.

Një biznes i vogël në Tiranë, që në rastin më të mirë, të dy punonjësit arrijnë të paguhen nga qeveria përseri është i zhytur në detyrime edhe pamundësi për të paguar. Ndërkohë që duhet të kujtojmë që një pjesë e mirë e biznesve as këtë nuk e përfitojnë!

Për të dy të punësuar qeveria do t`i jap sipas premtimit 52.000 mijë. Ndërsa biznesi ka ende për të paguar 111.500 lekë detyrime. Të ardhurat që ka marr biznesi janë 0 lekë.

A quhet ndihmë kjo? A nuk është tallje? Po shkatërrohet ekonomia edhe qeveria po ruan vetëm interesat e një grushti oligarkësh. Biznesi ka nevojë për mbështetje reale.

Çdo lokal, çdo berber, çdo butik, dyqan veshjesh, kancelari, fotokopje, bizhuteri, servise etj., etj., etj. Praktikisht çdo biznes është e destinuar të rrezikojë mos t’i mbijetojë krizës nga Covid-19.

biznes