SYRI TV nis transmetimet, risi mediatike dhe teknologjike në treg

SYRI TV shënon ditën e parë të transmetimeve. Stafi i dedikuar ka punuar për ditë të tëra që të sjellë një risi mediatike dhe teknologjike në treg.

Mëngjesi ka nisur me emisionin “Kafe Shqeto” të Flavio Qarrit. SYRI TV do jetë televizioni i parë në vend që do të sjellë të vërtetën pa kompromis, pa dorashka. Ndërkohë teknologjia e ofruar është më e mira në treg.

Nën drejtimin e Andi Bejtjas dhe me emra ikonë të ekranit, çdo ditë do gjeni aty informacionet e fundit, argëtim dhe cilësi. Na ndiqni! /Syri.net