Spanja do të rihapë transportin publik brenda pak ditësh, qeveria shpërndan falas maskat për qytetarët

Ditën e sotme Spanja ka shënuar nurmin më të ulët ditor të vitkimave. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 272 njerëz nga koronavirusi, një numër relativisht i ulët krahasur me një javë më parë. Por tashmë kryeministri spanjoll ka treguar se Spanja e ka prekur pikun e virusit.

Ndërkohë qeveria sanjolle ka deklaruar se do të shpërndahen maska ​​të posaçme për fytyrën brenda ditëve të ardhshme para se të rihapet transporti publik.

Pavarësisht numrit të madh të vitkimave numri i ri i viktimave është rritja më e ulët që shihet në vendin e shkatërruar nga koronavirusi për 19 ditë me rradhe.

Por hapi i rradhës me lehtësimin e masave do të ndiqet sërish me rregulla ku çdo person duhet që patjetër të mbajë maskë. Qeveria ka bërë me dije se maskat për qytetarët ​​do të shpërndahen në stacionet e trenit dhe metrosë, si dhe në terminalet e autobusëve.

Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa tha se kjo do të thotë që ata që po kthehen në punë të hënën duhet të mbrojnë në këtë mënyrë veten dhe të tjerët, në mënyrë që kurba e epidemisë të ulet çdo ditë e më shumë.