Spahia: Shkodrës i duhen qindra testime në ditë, specialistët po kërkojnë atë që ka kërkuar opozita

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia në një deklaratë për mediat nga Spitali i Shkodrës tha se, situata në këtë qark në përballjen me koronavirusin është alarmante, teksa theksoi se thirrja e ekspertëve është për shtimin masiv të testimeve.

Spahia pohoi se ndërsa situata paraqitet me rrezikshmëri të lartë dhe ka disa vatra të hspërndarjes së pandemisë, nga ana tjetër autoritetet përgjegjëse vijojne të tregohen moskokcarëse.

“Në vazhdim të komunikimeve të vazhdueshme që kemi pasur me kolegët mjekë të spitalit të Shkodrës, infermierëve për t’u informuar për gjendjen në Shkodër, të tërheq vëmendjen e strukturave përgjegjësve që duhet të reagonin dhe të mbështesnin apo mirënjohjen stafit në qytetin tonë me situatën që po përballen.

Thënë kjo, doja të tërhiqja vëmendjen e shkodranëve për situatën alarmante që gjendet Shkodra nga zhvillimet më të fundit. Është evidente që ky virus është prezent në disa vatra në qytetin tonë dhe konstatojmë si javë e javë më parë është e njëjta situatë moskokaçarje nga strukturat përgjegjëse për situatën që po kalojmë edhe sot”, tha Spahia.

Sipas tij, mungesa e testimeve është epafalshme duke argumentuar se PD e ka ngritur vazhdimisht shqetësimin rreth kësaj teme dhe shton se duhen ndjekur udhëzimet e OBSH-së dhe se kjo do të provonte pasqyrimet reale.

“Është e pafalshme mungesa e testimeve, të cilën e kemi ngritur me forcë për Shkodrën në veçanti dhe mbarë Shqipërisë. Në kushtet kur ka me dhjetëra shkodranë të konfirmuar si të prekur nga COVID-19 është e pafalshme që testimet ngelen në 322 në total. E them vazhdimisht si mjek por duke u bazuar tek udhëzimete OBSh dhe vendas, do të duhet që në situatën që po kalon Shkodra duhen disa qindra testime në ditë. Duhet urgjentisht që qeveria të shtojë testimet në Shkodër.

Siç patëm rastin ta dëgjojmë edhe Piperon, si specialist që po përballet me virusin në front të parë. Duhet ndryshim strategjie. Testimet e vetmja mënyrë për të gjurmuar rastet. Kryeministri jonë të heqë dorë nga përfaqësimi si ministri i Shëndetësisë, i Financave, specialist i epidemiologjisë por të lërë specialistët të flasin. Të shtohen urgjentisht testimet për të pasur një pasqyrë reale jo vetëm në Shkodër por në gjithë vendin. E njëjta situatë që shfaqet e fshehur në Shkodër është dhe në qytetet e tjera. Sa rriten testimet rriten edhe emrat”.

Duke ju referuar konstatimeve të fundit, Spahiu tha se Rama duhet të heqë dorë nga roli i ministrave dhe urgjentisht të dëgjojë specialistët që me forcë po e kërkojnë me insistim si ne, së fundmi si Pipero domosdoshmërinë për ndryshimin e specialistëve.

“Nuk mund të qëndrojmë tek 32 testimet e sotme apo 35 të djeshme. Do të ishte shumë normale marrja e masave adekuate dhe transparenca dhe qartësia me qytetarët nga autoritetet qeveritare.

Kryesorja në këtë luftë është rritja e testimeve. Kjo është kryefjala. Më vjen keq ta them që kryeministri duhet të heqë dorë nga roli i ministrave dhe urgjentisht të dëgjojë specialistët që me forcë po e kërkojnë me insistim si ne, së fundmi si Pipero domosdoshmërinë për ndryshimin e specialistëve.

E pafalshme që një pjesë e madhe e personave, mjekë, infermierë në Shkodër kanë qenë në pritje të realizimit të testimeve ndërkohë që janë përballur me moskokçarjen e qeverisë. Vijojnë të kenë ende mangësi për mjete mbrojtëse”, tha Spahia.