Skandal! Veliaj merr informacion të paligjshëm mbi të dhënat personale dhe i përdor ato për propagandë!

Nga Ina ZHUPA

Zgjidhja që i jep problemeve ekonomike, është si mandati i tij në Bashkinë e Tiranës- e pabazuar në realitet dhe jo efikase për qytetarët edhe ekonominë. Nuk zgjidhet kriza që po kalon ekonomia duke numëruar makinat, që shumica nuk janë as të biznesmenëve të ndershëm.

Numrin e automjeteve të ndarë sipas kategorive, llojin e tyre, pronësinë dhe të dhena të tjera sensitive janë një informacion zyrtar që nuk mund të administrohet drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë dhe as të aksesohet pa një kërkesë të motivuar. Këtë të drejtë e kanë vetëm organe të tjera siç ëshë Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Policia e Shtetit.

Dje Veliaj ka dalë me numrin konkret për ëdo makinë të konsideruar të shtrenjtë në Tiranë, duke treguar kështu që ai ka marr në një informacion të kategorizuar në menyrë të paligjshme edhe pa u legjitimuar nga asnjë interes publik.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor është miku i vjeter edhe ish drejtori i tij i APR- Blendi Gonxhe. Mesa duket mund të ketë funksionuar një lidhje e shkurtër që Veliaj të bëj si “shpëtimtari” i ekonomisë.

1v

2v