Shqipëria bie me dy vende në Indeksin e Shtypit të Reporterëve pa Kufij

Shqipëria ka rënë me dy pozicione nga viti i shkuar në Indeksin e Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur tashmë të 84-tët.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa në një reagim në faqene e saj Facebook shprehet se, kryeministri Edi Rama e ka çuar Shqipërinë të klasifikohet pas shteteve si Kirgistani, Timori, Malta, Hong Kongu.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka renditur disa nga arsyet që mund të kenë çuar në këtë klasifikim të Shqipërisë, duke filluar nga ligjin “anti-shpigje” e deri te gjuha kërcënuese dhe ofenduese e Ramës ndaj gazetarëve.

Postimi i plotë

Shqipëria është përkeqësuar përsëri në indexin e lirisë se medias! Ka rënë dy vende nga viti i shkuar, duke u renditur tashmë në vendin 84 nga 82 që ishim vjet.

Rama e ka çuar Shqipërinë të klasifikohet pas shteteve si Kirgistani, Timori, Malta, Hong Kongu.

Ligji “anti shpifje” i kundërshtuar nga Këshilli i Europës por edhe nga organizma të tjerë ndërkombetarë dhe shoqëria civile, gjuha kërcënuese edhe ofenduese e Ramës ndaj gazetarëve edhe medias, shoqërimi në polici me të padrejtë e disa prej gazetarëve me justifikimin e fake neës, monopolizimi i aktiviteteve shtetërore tek ERTV, mos dhënia e informacionin zyrtar që kërkon ligji janë disa nga arsyet që mund të kenë çuar në këtë klasifikim të Shqipërisë.

Liria e shtypit është liria e njerëzve!

11 9