Shpërthen revolta! Tregtarët në protestë: Jemi pa bukë! S’na kanë dhënë asnjë lek nga paga e “luftës”

Tregtarët e Tregut Industrial në Berat kanë protestuar përpara bashkisë për pagën e luftës. Ata shprehen se jemi mbyllur që në 12 Mars dhe nuk kemi përfituar asgjë. Ata kanë kërkruar “hapjen urgjente te tregu që të fillojmë punën sepse jemi pa bukë”.

Rreth 30 tregtarë janë mbledhur përpara institucionit të bashkisë për të kërkuar pagën e luftës. Tregtarët shprehen se nuk kanë përfituar asnjë mbështetje financiare nga qeveria,edhe pse Tregu Industrial në Berat është mbyllur që në 12 Mars.

“Kemi që prej datës 12 mars që kemi ulur qepenat, taksat të papaguara, siguracione të paguara, kërkojmë që të na jepet paga e luftës. Nuk kemi me para për të mbajtur familjen”, u shpreh një prej tregtarëve.

Tregtarët deklarojnë se edhe pse kanë aplikuar ata nuk janë përfshirë në bizneset që marrin pagën e luftës sepse janë tregtraë ambulant. Tregtarët deklarojnë se prej vitesh paguajnë rregullisht taksat dhe sigurimet dhe si një biznes familjar është i vetmi burim jetese që ata kanë. Ne jami të falimentuar, shprehen tregtarët, që tashmë kërkojnë hapjen e menjëhershme të tregut për të filluar punën.

Tregtarët janë në pritje të një takimi me përfaqësues të bashkisë për të gjetur një zgjidhje për hapjen e Tregut Industrial dhs rifillimin e punës.

Ndërkohë, edhe mbyllja e tregut të fruta-perimeve në Vlorë, i njohur ndryshe edhe si tregu i “Orizit” ka bërë që tregtarët ditën e djeshme të protestonin para Bashkisë.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit arsyet të mbylljes së tregut ishin për shkak mungesës së kushteve higjienike. Por, këta tregtarë u shprehën se puna në atë treg është e vetmja mundësi për të mbajtur familjen.