Shpërthen revolta te burgu i sigurisë së lartë, 13 të dënuar të infektuar me Covid-19

Situata në burgun 313 në Tiranë nuk është aspak e mirë, teksa 13 prej të dënuarve kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Shumë prej të dënuarve kanë protestuar, ndërsa kujtojmë se brenda ambienteve të këtij burgu ndodhen koka të rëndësishme të botës së krimit.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar ditën e sotme se Ish-Nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, është një prej të dënuarve që ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Florenc Llanaj Më 3 prill, përmes avokatit të tij Arbër Hoxha, Llanaj i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi ai duhet të vendosë lente duke prekur sytë, për shkak të problemeve me shikimin, dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin, duke qenë se ai ngjitet edhe përmes kontaktit. /FaxWeb