Shpërthen ndaj Ramës naftëtari: O KM rrapatapa, nuk i afrohesh as te b*tha Ismail Qemalit…

Një naftëtar nga Mallakastra ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama dhe asaj çfarë po bëhet në zonën e tij me rafinerinë e naftës, ndërsa thotë se strukturat shtetërore janë kthyer kundër shqiptarëve.

Ai thotë se nëse nuk duan ta hapin uzinën, t’jua japin punëtorëve dhe qytetarëve paratë e veta që ndodhen brenda saj, duke shtuar se edhe një biznes që ka ia kanë regjistruar si ushqimore për të mos dhënë para nga kompensimet e masave që janë marrë ndaj koronavirusit.

“Ky qytet është krijuar nga nafta, sepse struktura shtetërore shqiptare është kundër shqiptarëve. Si bëhet kështu, njëri ia vuri emrin që dini ju, njëherë ia vuri Sef, pastaj Sefedin. Çfarë, bëhet? Jam unë pushtetari që të lejoj ty që të tallësh b*thën, shqip.

Na jep lekët e para, çdo familje mallakastriote ka 7 milionë lekë që nuk i japin. Po çfarë bën ti o kryeministër që bën rrapatapa, nuk dua tia di fare nga ideologjia, nuk shaj as PD-në as PS-në, ore më jep paratë mua si popull.

Më jep paratë mua si popull, ky shtet jeton me njerëz. Po ça fitimi ka ky shtet pa qytetarët? Ça fitimi ke ti o Ruç që ke toka, ke hotele, po ha dhe, po ha naftë, po ha det? Po ne populli ça kuptimi ka?

Do ta shpërbëni kombin ju? Isa Boletini, Ismail Qemali luftuan për komb. Këta po e shkatërrojnë, kush janë këta, na jep lekët tona? Mirë që nuk e hap uzinën por na jep lekët që ke brenda. 5 veta këtu kanë 100 milionë lekë shqiptare.

Unë kam licensë mobileri ai e ka bërë ushqimore, për çfarë, për të mos dhënë lekët. Bën emisioni që hiqet si Prometeu i kombit shqiptar, ka vënë edhe mjekrën si Ismail Qemali. Nuk e bën dot b*thën e Ismail Qemalit o shoku im. Hajt mirupafshim”, tha qytetari.

mallakaster