Shkon në 71 numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Itali

Ka shkuar në 71 numri i mjekëve që kanë humbur jetën si pasojë e përballjes me koronavirusin në Itali.

Federata Kombëtare e Urdhërve të Kirurgëve dhe Stomatologëve, deklaron se numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 71, me tre vdekje të tjera krahasuar me të një ditë më parë. Mjekët e vdekur janë Gennaro Annarumma, Francesco Consiglio (mjek juridik) dhe Alberto Paolini.

Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro tha sot se tashmë është e konfirmuar ngadalësimi i përhapjes së koronavirusit, por shtoi se duhet të vijojnë masat e distancimit social.

Në konferencën e përditshme epidemiologjike për shtyp, Brusaferro tha se “Nuk ka asnjë zone në Itali që virusi nuk po qarkullon”, dhe se “në 19 zona qarkullimi është ende i lartë”. Ai theksoi rëndësinë e respektimit rizogor të masave të miratuara teksa shtoi se “pa këto masa numri I vdekjeve do ishte shumë më i madh”.