Shkodra vijon të jetë vatër e nxehtë e të prekurve me Covid-19, 11 raste të reja në një ditë

Shkodra vijon të mbetet një nga vatrat më të nxehta të të të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Ditën e sotme janë konfirmuar 11 raste të reja të infektuar në këtë qytet.

Janë konfirmuar 4 raste pozitiv nga një familje në lagjen Xhabije, 4 nga një familje në Kryebushat si dhe 2 punonjës fasonerie.

Shkak I kësaj vatre është bërë mostestimi nga ana e qeverisë, ndonëse kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi i ka bërë disa herë thirrje qeverisë që të testojë qytetarët në masë.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit:

-11 raste Shkodër
-4 raste në Tiranë
-4 raste Krujë
-2 raste Laçi

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 245 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 raste
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 2 raste