Shkenctarët e Harvard: Ja përse duhet hequr karantina në Shqipëri

Mjeku i mirënjohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti bazohet në një studim të bërë së fundmi nga disa shkencëtarë të Universitetit të Harvardit, sipas të cilit vendosja apo dalja nga karantina përllogaritet në bazë të numrit të shtretërve të terapisë intensive.

Duke u bazuar në këto të dhëna doktori i shkencave Alimehmeti thekson që Shqipëria ka një shifër shumë më të ulët se nga ajo që kërkohet. Sipas tij, në Shqipëri duhet të kishim 7100 raste në 10 ditë, në mënyrë që të vendosej karantina, ndërkohë që kemi më pak se 500 raste për 5 javë.

“Unë kam bërë disa kalkulime bazuar mbi këto algoritme, duke kalkuar një prezencë të shtretërve intensivë në Shqipëri 09 për 10 mijë banorë. Por më pas për siguri unë e reduktova edhe me 40% këtë pasi përkthehet me 150 shtretër në Shqipëri pasi unë jam i bindur se 150 shtretër në terapi intensive i ka.

Pragu për të marrë masat e distancimit social që ne këtu në Shqipëri i kemi dhënë emrin karantinë janë 4600 raste në 10 ditë. Për Shqipërinë 7100 raste në 10 ditë, pra le të themi 2 javë duhet të vendosen normat e karantinës”, tha mjeku, ndërsa shtoi më tej se tashmë COVID-19 është një sëmundje komunitare.

Po ashtu epidemiologu Ilir Alimehmeti foli për nevojën e përdorimit të heparinës që po aplikohet masivisht tek pacientët me koronavirus.

Një gjë e tillë është propozuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Trombozës.

oo