SHBA 1.2 milionë USD ndihma për testim dhe gjurmim, Basha: Testimi e vetmja zgjidhje!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, shpërndau në Twitter qendrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për domosdoshmërinë e rritjes së testimeve për të zbuluar dhe gjurmuar të infektuarit me COVID 19. Zoti Basha falenderoi SHBA për ndihmën prej 1.2 milionë usd kundër COVID-19.

“Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikqyrjes së të infektuarve dhe kontakteve të tyre”, shprehet kreu i opozitës. Ai theksoi se, “testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza”.

Zoti Basha shpërndau postimin e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim, e cila informon se ndihma amerikane 1.2 milionë usd do ta ndihmojë Shqipërinë në ngritjen e sistemit laboratorik, në aktivizimin e gjurmimit të rasteve të infektuara, mbështetjen e ekspertëve teknikë për të reagim dhe gatishmëri në shmangien e rrezikut.

Ambasadorja amerikane citoi raportin e Departamentit të Shtetit, ku listohej se për çfarë do ta përdorë Shqipëria ndihmën amerikane prej 1.2 milionë usd. Nga ky raport kuptohet se Shqipërisë i mungon ky sistem, gjë që kryetari Basha e ka vënë në dukje shpeshherë gjatë këtyre javëve.

11 7