Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në Itali

Në bazë të statistikave të fundit të publikuara nga autoritetet e shëndetit në Itali, numri i personave të infektuar me koronavirus përgjatë 24 orëve që lamë pas ka rënë ndërkohë fatkeqësisht në raport me një ditë më parë është rritur numri i personave që kanë humbur jetën.

Kështu, kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 566 ndërsa rezulton se të hënën kanë humbur jetë 135 persona më shumë se të dielën. Numri total i viktimave në vend shkon në 20,465.

Personat që rezultuan pozitivë në vendin fqinj rezulton të jenë 3153, përkatësisht 939 më pak se shifrat e djeshme. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 159,516. Nga numri i përgjithshëm, 103,616 raste aktive.