Rreziku nga cënimi i demokracisë është më i madh se ai nga virusi!

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu i konsideron si një rrezik të madh ndryshimet që qeveria po kërkon të bëjë në Kodin Penal për dënimet me 15 vjet burg duke nxjerr si shkas pandeminë e koronavirusit.

Shehu shprehet se, rreziku nga cënimi i demokracisë është më i madh se ai nga virusi!

Reagimi i plotë i Tritan Shehut

Njerëz, rreziku nga cenimi i demokracisë është më i madh se ai nga virusi!

Të gjitha regjimet autokratike në botë, duke shfrytëzuar këtë ballafaqim me pandeminë po përpiqen të kufizojnë më thellë demokracinë, duke konsoliduar pushtetet e tyre, nën formula të “sheqerosura”, kjo po ndodh edhe me ndryshimet në Kodin Penal.

Kështu përfituan Lenini, Hitleri e Musolini nga krizat e atëhershme ekonomike, regjimet komuniste nga krizat e mbas luftës, kjo po tentohet edhe sot në vendet me demokraci të cenuar.

Ndryshimet e sotme në Kodin Penal, demostrimi i armëve e autoblindave nëpër rrugë, mënyra hermetike si merren vendimet, koncentrimi e centralizimi alla Kim Jong-un i çdo gjëje, janë sinjale të qarta të rrezikut të madh që po i kërcënohet demokracisë sonë tashmë të deformuar.

Dhe kjo po ndodh edhe në Shqipëri, një vend pa parlament, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa qeverisje vendore, pa demokraci funksionale me një fjalë.

Rreziku shumëfishohet e evidentohet edhe për faktin se vendet nga merren këto modele nuk janë e nuk nuk të jetë Perëndimi e BE, por prej diku, aty ku demokracia është e handikapuar.