Rishfaqet gazetari kinez që humbi pa gjurmë pasi dokumentoi shpërthimin e koronavirusit në Wuhan

Një gazetar kinez, i cili humbi pa gjurmë pasi dokumentoi shpërthimin e pandemisë së koronavirusit në Wuhan, Kinë, është rishfaqur përsëri.

Gazetari, Li Zehua, kishte kaluar javë të tëra duke intervistuar punëtorë emigrantë të bllokuar në një përpjekje për të treguar numrin e vërtetë të viktimave dhe të prekurëve që shkaktoi shpërthimi i virusit.

Lidhur me këtë ai bëri edhe një video në You Tube. Mirëpo që prej 26 shkurtit ai nuk kishte folur publikisht për asgjë rreth pandemisë, duke u përhapur lajmi se kishte dorë qeveria kineze.

Gazetari u shfaq në një video të re dje, ku tha se po ndiqte se disa burra që e identifikuan veten si zyrtarë të sigurisë e çuan atë në një stacion policie për ta marrë në pyetje. Autoritetet më vonë thanë se kishin vendosur të mos e hetojnë atë, por se ai do të duhej të karantinohej sepse kishte vizituar “zona të ndjeshme”.

Sipas gazetarit, ai u karantinua nga fundi i shkurtit deri në mes të marsit në një hotel Ëuhan. Atij iu dha ushqimi i rregullt dhe u lejua të shikonte televizionin e drejtuar nga shteti. Më pas u dërgua në qytetin e tij të lindjes dhe urdhëroi të karantinojë për dy javë të tjera.

Me qetësi, dhe pothuajse pa emocione, ai tha që policia e kishte trajtuar mirë.

Zhdukja e Z. Li pasoi atë të dy gazetarëve të tjerë, Chen Qiushi dhe Fang Bin, të cilët kishin filmuar skena vdekjesh në Ëuhan. Mirëpo ndryshe nga Li ata nuk janë rishfaqur.