Rikthehet dimri, Dibra zbardhet nga dëbora

Mbrëmjen e së martës janë rikthyer reshjet e borës në zonat malore të Qarkut Dibër. Ndryshe, nga bora e 1 Prillit, kjo e fundit nuk pati kohëzgjatje duke bërë që trashësia në zonat e thella të shkojë jo më shumë se 15 centimetra. Ndërsa, në zonat më të ulëta ajo ka filluar të shkrijë.

Gazetari Enver Doçi raporton se banorët e fshatrave kanë frikë se bora mund të ketë shkatuar probleme në frutikulturë. Një prej tyre është shprehur se ajo mund të ketë dëmtuar

“Dëbora ka dëmtuar pemët, pasi ato kishin çelur lulet, Kjo borë na i ka prishur të gjitha. Prodhimi do të jetë shumë i dobër”, u shpreh një banor.

Po kështu, reshjet e mbrëmshme nuk kanë shkaktuar probleme në bllokimin e rrugëve. Autoritetet bëjnë të ditur se rrugët nacionale e ato rurale janë të kalueshme pa probleme.