Rënie e numrit të viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19 në Itali

Në Itali numri i viktimave nga koronavirusi po shkon drejt rënies dita-ditës.

Bëhet me dije se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 534 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 24.648 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Ajo që vihet re sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, është se në 24 orët e fundit janë shënuar 2,729 raste të reja një numër i pakët në krahasim me ditëtë paraardhëse.