Regjisori i njohur flet për jetën në karantinë dhe për proejktet…

Pedagogu dhe regjisori i njohur, Besnik Bisha ka folur me anë të një lidhje me skype me Fax News ku ka treguar detaje nga jeta e tij pas situatës së krijuar nga koronavirusi dhe mbyllja në banesë.

Ai tregon se pas kthimit nga jashtë vendit, është vetëizoluar në banesë bashkë me familjen e tij, ndërsa në një periudhë kanë shfaqur edhe probleme të vogla shëndetësore, për të cilat thotë se ai dhe bashkëshortja e tij i kapërcyen shpejt.

Bisha flet edhe për proejktet të cilat nuk i ka ndërerë si dhe procesin e mësimdhënies që e ka vijuar online me studentët.

“Si për të gjithë, në fakt unë jam detyruar të izolohem sepse kam qenë edhe jashtë, nuk kam dalë nga shtëpia sepse do e ndjaja veten fajtor. Nuk kam pasur fatmirësisht asnjë simptomë përveç temperaturës që kaloi shumë shpejt. Edhe bashkëshortja sikurse unë kishte një ditë disa shqetësime por punë 10 orësh asgjë serioze besoj.

Pastaj ndryshoi regjimi. Që kur kam ardhur këtu nuk kam bërë shkëputje nga studentët e mi. Duke qenë se edhe numri i studentëve të mi është i madh nuk kam dashur të shkëputem, një pjesë të kohës e kam kaluar me ta paradite.

Unë nuk mund të ankohem për çështjen e filmit, në përgjithësi nuk është se nuk kam kohë, pasi në studion ku punoj kam vijuar të merrem me projektet. Të dëgjosh gjithë ditën luftë, luftë, luftë natyrisht që e përjeton edhe keq.

Jam duke punuar një skenar të romanit të Enkel Demit, “Ora e Ligë”, kam pasur kohë të mjaftueshme për ta punuar, por edhe për të debatuar me miq e kolegë. Projekti online i Anilës (bashkëshortes) për teatrin më duket ide e mirë, ajo po punon shumë për këtë punë. Mendoj se thonë shpesh është koha për të lexuar, nuk mendoj kështu pasi është koha edhe për të punuar.

Në të gjitha format njerëzit duhet të ushqehen me art, dhe duhen gjetur rrethanat për të ushqyer shpresë dhe optimizëm. Them që është koha për të parë sa më shumë dhe gjetur zhanre të përshtatshme. Por nuk e pranoj idenë që ky virus të ndryshojë konceptin e jetës.

E kam praktikuar mësimin online me studentët, kemi hapur tema që të mos mbetën që ditën kur të kthehen në klasë të mbeten pas”, tha Bisha.