Rama nuk e le mikun e tij pa punë, e emëron drejtor të Albpetrolit

Ish-ambasaodiri i Shqipërisë në Turqi, Gent Gazheli është emëruar nga Rama drejtor i Albpetrolit. Ai ka marrë sot zyrtairsht detyrën, ku dhe është prezantuar me sfatin e tij.

Gazheli është emëruar në krye të Albetrol, pas largimit të Eriola Mukës.

Por në një kohë të shkurt, Albetrol ka pasur 4 drejtorë, pasi më herët në krye ka qenë dhe Kastriot Bejtaj dhe Dritan Spahiu.

Gazheli pak muaj më parë ka qenë ambasador i Shqipërisë në Turqi dhe u shkarkua, pas publikimit të skandalit ndaj Alvin Berishës. Gazheli nuk pranoi t’i hapë telefonin bababit të Alvinit i cili kërkonte ndihmë për t’i kthyer djalin.