Rama i ngujuar në Surrel, plas sherri mes çunave të Rilindjes

Ndërkohë që vendi po përballet me krizën e koronavirusit, një jaht i një miliardereje greke që bujti në Durrës të premten ka shkaktuar një sherr të fortë brenda Rilindjes.

Në qendër të debatit janë Auron Tare, ish-funksionar i lartë i qeverisjes së PS dhe Paulin Ndreu, vëllai i Pjerin Ndreut, ish-deputetit socialist, aktualisht kreut të Bashkisë së Lezhës.

Në rolin e agjentit që do të mundësonte ankorimin në Durrës dhe furnizimin e jahtit me karburant dhe ushqime, ka qenë Auron Tare ai që lëshoi akuzat i pari për këtë histori.

Tare akuzon Ndreun me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, se nuk lejoi ankorimin e jahtit në portin e Durrësit për interesat e tija personale duke e detyruar të largohet, gjë e cila sipas tij po dëmton turizmin shqiptar.

Nga ana e tij, Paulin Ndreu pretendon se Auron Tare ka gënjyer jahtin duke i premtuar se do të qendronte dy javë në port në një kohë krize si kjo e koronavirusit, ndërkohë që kalata duhej të qendronte e lirë.

E gjithë kjo ndodh ndërkohë që Rama ndodhet i ngujuar në Surrel mes frikës së koronavirusit dhe daljeve të vazhdueshme në Facebook.

Çfarë ndodhi sipas Auron Tares
Jahti “Maltese Falcon” kërkoi leje që të futej në port të premten në mëngjes me qëllim furnizimin me karburant dhe ushqime.

Tare thekson se kapiteneria e portit lejoi futjen e tij, por për arsye ende te paqarta leja u dha shumë vonë duke bërë që jahti të mos mundej të furnizohej brenda orës 13:00, orari limit i lejuar për shërbime të tilla pasi më vonë fillon ndalim qarkullimi për shkak të masave kundër koronavirusit.

Në pamundësi për t’u furnizuar, kapiteni i jahtit kërkon leje që të qendrojë në port deri të hënën, datë 6 prill në mënyrë që të bënin furnizimet dhe të largoheshin, por në këtë moment janë përballur me urdhrin e prerë të Drejtorisë së Përgjithshme Detare e drejtuar nga Paulin Ndreu, duke i thënë kapitenit se duhej të largohej pasi do gjobitej dhe burgosej.

Kërkesa për t’u larguar menjëherë nga porti lidhej me një urdhër të Autoritetit të Porteve, sipas të cilit kroçerat dhe jahtet do të qendronin në portet dhe radat shqiptare vetëm për furnizim dhe pastaj duhej të largoheshin.

Urdhri doli pak ditë më parë me qëllim mospengimin e anijeve tregtare për t’u ankoruar dhe sjellë mallra për të mundësuar furnizimin e tregut në mënyrë të pandërprere.

Por, ky nuk duket të jetë rasti për jahtin e famshëm “Falcon Maltese”, pasi siç duket edhe në foton e mësipërme, në kalatën ku ata donin të qendronin ndodheshin vetëm tre anije dhe kishte hapësirë të konsiderueshme për të ankoruar.

Përmes presionit, jahti ëshë nxjerrë nga kalata në orët e vona të ditës së shtunë, ndërsa kapiteni nuk ka duruar më, dhe ka vendosur të largohet përfundimisht nga ujërat shqiptare pa marrë as furnizimet e nevojshme, si ushqimet dhe karburanti.

E vërteta sipas Paulin Ndreut
Edhe ne pandemi disa duan te zhvasin!

Nje pergjigje per Auron Taren

Auron Tare krijon situata per te fituar e zhvatur ne kohen pademie, dhe keto na i shet si dhunim te turizmit. Te gjitha keto vetem e vetem qe ai te beje ligjin ne porte si në Durres e ne Sarande me presione dhe duke dhunuar institucionet shteterore. Ai arrin deri aty sa krijon skena duke provokuar fyer sharë dhe denigruar inspektorin e kapitenerise ne zyren e tij,me arsyen se ai do te jete padron i portit edhe ne kohe pandemie dhe atij nuk duhet tia prishe askush.

Une per etike nuk po i pergjigjem me te tilla sajesa por po deklaroj se Auron Tare ka genjyer jahtin se pari dhe autoritetet Shqiptare, pasi jahtit i ka premtuar qe ta fuse 2 jave ne port duke zene kalaten per interesa private te tij ne kete kohe krize.

Jahti ka qendruar 24 ore ne port që premten deri te shtunen dhe nuk ka marre furnizim as nuk ka kerkuar furnizim duke u justifikuar se do e marr javes tjeter po ti duhet. Ne kontaktet qe ka bere autoriteti i Kontrollit Shteteror Portual i eshte thene nga kapiteni se kam marre leje te qendroj dy jave ne port.

Jahtin nuk eshte larguar por i eshte thene te dali ne rade te portit deri sa te vije furnizimi i naftes te henen pasi e gjjthe skema ishte mashtim. Jahti ka qendruar ne raden e porti nga e shtuna deri te dielen dhe pasi nuk mundi te siguronte qendrim dy javor ne port eshte larguar pa kerkuar furnizim apo ushqime. E gjitha pjesa tjeter nga Auron Tare eshte trillim dhe sot ka shpethyer ne shpifje duke mbush mediat se ne qenkemi Mihalet ndersa ai qenka shenjtori.

Me poshte dokumentat qe vertetojne se kemi te drejte.