Rama është ai që nuk e do bashkëpunimin me opozitën, kërkon që të mos denoncohet korrupsioni

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha se, “opozita po vijon me këngën e vjetër dhe gjatë periudhës së pandemisë”.

Alibeaj shprehet në reagimin e tij se, Rama është ai që nuk e do bashkëpunimin me opozitën dhe kërkon që të mos denoncohet korrupsioni.

Ish-deputeti i PD shton më tej se, Rama bën korrupsion edhe në kohë pandemie, kur shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës, kur mjekët përballen të pambrojtur, kur policët duhet të sigurojnë vetë maska e doreza.

Reagimi i plotë i Alibeajt

Edi Rama nuk e do bashkepunimin me opoziten. Ai do qe opozita te mos denoncoje korrupsionin qe po ben ai edhe tani, ne kulmin e pandemise me tendera gjoja te klasifikuar si “sekret”.

Edi Rama ben korrupsion tani, kur shqiptaret po vuajne per buken e gojes, kur mjeket perballen te pambrojtur, kur policet duhet te sigurojne vete maska e doreza. Pikerisht ne kete situate Rama nuk heq dore nga vjedhja dhe abuzimi.

Ndaj per kete Edi Rames i duhet qe opozita te heshte dhe te mos flase per testimet e munguara, per mjeket e infektuar, per fasonerite qe jane kthyer ne vatra infeksioni, per mungesen e parave qe duhet t’u shperndaheshin qytetareve.

Si cdo opozite ne nje vend demokratik, Lulzim Basha deshmoi se interesi i PD ishte jeta dhe shendeti i qytetareve. Edhe pse opozita u perball me sulme te vazhdueshme politike ajo vazhdoi te vere interesin e qytetareve mbi cdo interes partiak.

Shihni videon e meposhtme per te kuptuar se cili ka qene qendrimi i opozites dhe cili i Edi Rames gjate kesaj kohe:

Edi Rama nuk e do bashkëpunimin me opozitën. Ai do që opozita të mos denoncojë korrupsionin që po bën ai edhe tani, në kulmin e pandemisë me tendera gjoja të klasifikuar si "sekret". Edi Rama bën korrupsion tani, kur shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës, kur mjekët përballen të pambrojtur, kur policët duhet të sigurojnë vetë maska e doreza. Pikërisht në këtë situatë Rama nuk heq dorë nga vjedhja dhe abuzimi.Ndaj për këte Edi Ramës i duhet që opozita të heshtë dhe të mos flasë për testimet e munguara, për mjekët e infektuar, për fasoneritë që janë kthyer në vatra infeksioni, për mungesën e parave që duhet t’u shpërndaheshin qytetarëve.Si cdo opozitë në një vend demokratik, Lulzim Basha dëshmoi se interesi i PD ishte jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Edhe pse opozita u përball me sulme të vazhdueshme politike ajo vazhdoi të verë interesin e qytetarëve mbi cdo interes partiak.Shihni videon e mëposhtme për të kuptuar se cili ka qenë qendrimi i opozitës dhe cili i Edi Ramës gjatë kësaj kohe.

Gepostet von Enkelejd Alibeaj am Montag, 20. April 2020