Rama asnjë lek për 27 shtetasit të mbetur rrugëve! Kavalishenca bosh, emigrantëve ju del ‘zot’ diaspora

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se 27 emigrantët që ndodheshin prej orësh në Doganën e Kapshticës janë duke ju nënshtruar procedurave përpra se të mbërrijnë në një hotel në qytetin e Korçës ku do të karantinohen për 14 ditë.

Atyre po ju bëhet një kontroll mjekësor si dhe mbi dokumentacionin ndërsa Policia do të bëjë transportimin e tyre drejt hotelit.

Një gjë e tillë është bërë pas negociatave dhe marrjes përsipër të kostos me 14 ditë hotel dhe ushqim 3 vaktet nga Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare.

Një vendim i tillë është marrë po ashtu pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se ata do të lejoheshin të futen në territorin tonë, nëse karantinohen 2 javë në struktura hoteliere me kostot e veta.

Ndërkohë, ajo çfarë dimë të gjithë është plani i masave që të paktën na ka prezantuar publikisht qeveria dhe që përfshihen edhe qendrat e karantinimit për personat e dyshuar me koronavirus, siç është Kavalishenca në Durrës.

Por qeveria e Ramës i ka rënë lapsit duke ia lënë dikujt tjetri përsipër barrën e kostos që ka trajtimi i shtetasve të saj që prej ditësh enden doganave pasi atdheu iu ka mbyllur portat. (F.GJ/FAXWEB.AL)