Qytetari e pyet pse del pa maskë? Rama irritohet: Unë nuk…

Rama vazhdoi edhe sot “emisonin” e tij duke iu përgjigjur telefonatave të qytetarëve. Një qytetar e ka pyetur kryeministrin pse vetë del pa maskë ndërsa qytetarëve u kërkon të vendosin maska dhe doreza.

Rama i irrituar nga pyetja tha se maska nuk është e detyrueshme për të gjithë, dhe se kur kjo gjë do të ndodhë, do ta vendosë edhe ai.

“Të pashë pa maskë në Thumanë….unë nuk dola në pazar. unë isha në një vend punë, me distancë të sigurtë dhe me gjithçka në rregull. mos ma qaj hallin mua. maska nuk është bërë e detyrueshme, kur ,kjo gjë të bëhet, do ta vendos dhe unë. se çfarë s’po dëgjojmë”, tha Rama.

Ndërkohë Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje.

Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.