Qytetarët i zënë derën Bashkisë: Ku ka ndihma? Të lajmë borxhet në dyqane, apo…

Dhjetra pjestarë të komunitetit rom kanë dalë sot në protestë në Elbasan, përpara zyrës së postës dhe asaj të Bashkisë, pasi sipas tyre nuk kanë marrë shtesën e ndihmës ekonomike të thënë nga ana e qeverisë.

Sipas banorëve mbyllja në shtepi si masë mbrojtese ndaj kovid 19-të i ka krijuar probleme në sigurimin e mbijetesës. Të irrituar qytetarët pa respektuar distancën e tyre kerkojnë shpjegim se përse sorollaten pa arsye.

Ata shtojnë se e vetmja ndihme e marrë nga bashkia ka qenë një pako modeste para nje muaji, por tashmë shprehen se nuk kanë më asgjë se çfarë tiu japin fëmijëve.

Shumica e anëtarëve të këtij komuniteti jetojnë me punë në të zezë, dhe për këtë ata kërkojnë që të rihaper tregu i rrobave të përdorura, në të kundërt duhet që ndihma e dhënë nga shteti të jetë më e madhe.

“Me 40 mijë lekë çfarë të bëj unë, të laj borxhet në dyqane apo të ha. Deri dje dilja dhe lypja në rrugë merrja 2 mijë 3 mijë lekë, sa për bukë, tani nuk kemi as bukë thatë. Ndihmat që ndajnë nuk mjaftonin as nga një kokër orizi”, shprehet një prej grave rome.