“Qeveria e paaftë për t’u përballur me krizën”, Basha: Kurba e infeksioneve njësoj e destabilizuar si kryeministri

Lulzim Basha: Ka një paradoks të jashtëzakonshëm me atë që ka ndodhur sot. Sot ka zyrtarisht ka 29 të infektuar kaq sa ishin edhe me 4 prill. Pra, ndërkohë që 6 javë i është kërkuar shqiptarëve sakrificë duket se kurba e infeksioneve jo vetëm që është po aq e destabilizuar sa gjuha dhe veprimet e çoroditura, sa gjuha dhe veprimet e qeverisë dhe kryeministrit, por karantina dhe vet-izolimi, distancimi social që qytetarët ç’është e vërteta e kanë respektuar me rigorozitet të lartë nuk po jep frytet.

Pse?! Sepse qeveria nuk po bën detyrat. Sepse nga njëra anë lihen bombat me sahat që kemi 1 muaj që i paralajmërojmë, si fasoneritë të cilët shpërthejnë dhe pastaj përhapin infeksione në territore të tëra. Kruja, Kurbini, janë dy territore që janë shtuar në numra të frikshëm të infektuarish, pse?! Sepse qeveria nuk e zgjidhi qesen për të paguar një minimum jetik për punonjëset, për nënat, për vajzat e këtyre fasonerive. Sepse e ka mendjen që këto para të vazhdojë të ja japë oligarkëve.

Ku janë lekët e shqiptarëve se këto nuk janë lekët e Edi Ramës?! Këto janë lekët e taksave të shqiptarëve. Si asnjë popull tjetër në Ballkan, shqiptarët në 7 vite të qeverisje së Edi Ramës kanë parë tu rriten taksat nga viti në vit, kanë parë faturat tu rriten nga viti në vit. Tani që kanë nevojë për këto para që janë paratë e tyre, tani që kanë nevojë për ndihmën e shtetit, tani shteti zhduket apo bën vetëm propagandë dhe pastaj bëjnë zgjatje të gjendjes së emergjencës. Çfarë bëri këto 6 javë?!

Çfarë bëri këto 4-5 javë kur ishim në gjendjen e emergjencës?! Recitime nga Facebooku?! Tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën. Absolutisht kjo është një përpjekje për të fshehur dështimin dhe tregon qartë që qeveria ka dështuar. Pse? Sepse është e paaftë për t’u përballur me këtë krizë. Sepse kjo krizë, njësoj si kriza e tërmetit, na nxjerr në pah një shtet kartoni të rrënuar nga korrupsioni e megjithatë edhe në këtë situatë po të donte, në qoftë se do të vendoste interesat e shqiptarëve mbi interesat e veta apo të një grushti klientësh, do të bënte atë që kemi thënë prej fillimit.

Pse nuk anulohen këto koncensione? Pse mbeten akoma 100 milion euro në duart e 10 oligarkëve dhe lihen mijëra nëna e vajza si ato në Shkodër në mes të katër rrugëve? Dëgjojeni klithmën e atyre. Nuk kam asgjë, – thotë, – as borxh nuk marr dot më.