Qeveria, 3.7 miliardë lekë për bileta avioni

Administrata në vend ka rritur numrin e fluturimeve jashtë vendit gjatë vitit të shkuar duke shpenzuar një fond prej 376 milionë lekësh apo rreth 3 milionë euro. Kjo vlerë është rritur me 48 për qind në raport me fondin e dedikuar për blerjen e biletave të avionëve nga administata në vitin 2018. Referuar të dhënave zyrtare në vitin 2019 ishin 2990 porcedura në total të cilat kishin në objekt blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar. Nga këto mbetën të parealizuara 373 procedura ndërsa 2617 përfunduan me nënshkrimin e një kontrate që kanë vlerën totale prej 3 milionë euro.

Në vitin 2018 ishin 2317 procedura prokurimi të shpallura nga autoritetet kontraktore në sistem për të blerë bileta avioni nga të cilat 392 janë anuluar dhe janë lidhur kontrata për 1924.

Por cilat janë arsyet që disa kontrata nuk kanë arritur të finalizohen në vitin 2019? Anulimi i një pjese të mirë të procedurave për blerjen e biletave të avionit ka ardhur për shkak se ofertat kishin çmime që tejkalonin buxhetin e autorietit kontraktor parashikuar në kontratë.

Po kështu arsye të tjera të renditura ishin se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhej me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit, se nuk është paraqitur asnjë ofertë brenda afateve kohore apo për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në kohën e fillimit të procedurës së prokurimit, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës, sipas përcaktimit në rregullat e prokurimit publik.

Në vitin 2019 vihet re se ka një rënie të mesatares së ofertave për një procedurë e cila ka shënuar nivelin 3.59 në raport me vitin 2018 kur kjo mesatare ishte 3.75 oferta për një procedurë. Rënia e mestares së ofertave tregon për një rënie të interesit nga bizneset për t’u bërë pjesë e garave publike e për rrjedhojë uljen e konkurrencës duke ndikuar kështu në një kursim më të vogël të parave publike nga fondi limit i prokuruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here