Qëndrimi i Edvinit ndaj profesioneve të lira si qëndrimi i Spiro Kolekës ndaj mikroborgjezisë!

Nga Sali BERISHA

Qendrimi i Edvinit ndaj profesioneve te lira si qendrimi Spiro Kolekes ndaj mikroborgjezise!

Nje diskriminim i rende dhe antikushtetues!

Miq, ne nje akt armiqesor, ne kundershtim flagrant me çdo parim te barazise dhe drejtesise sociale, Edvin Kristaq Xhelati perjashton nga çdo lloj demshperblimi mijra e mijra specialiste te profesioneve te lira, paçka se ata ne zbatim te rregullave te karantines dhe izolimit mbyllen ne kete periudhe veprimtarite, bizneset e tyre ose keto te fundit humben klientelen dhe te dy rastet lidhen direkt me urdhera te vet narkoqeverise.

Po perveç kesaj, specialistet e ketyre profesioneve jane takspagues dhe aksionere ne proporcion ne buxhetin e shtetit si te gjithe bizneset e tjera. Ne kete kontekst asnjeri nuk ka te drejte dhe nuk mund ti perjashtoje ata nga demshperblimi. Kete e bene vetem nje njeri qe nuk njeh kushtetute, ligj, moral apo parim dhe qe konsideron buxhetin e shtetit si buxhet personal dhe familjar, me te cilin mund te beje çfare ti doje qefi, mund te vjedhe sa te doje dhe ta ndaj me klanet e tij si te doje.

Denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim mafioz antiligjor te Edvin PPP Mafise kunder specialisteve te profesioneve te lira dhe ju bej thirrje te gjithe ketyre te fundit, meqenese ne Shqiperi tani eshte instaluar Dvoran drejtesia ti drejtohen urgjentisht Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut per te ndeshkuar kete qendrim antikushtetues dhe anti ligjor te Edvin Kristaq Xhelatit dhe narkohorrave rreth tij!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor Berisha. Sot qeveria deshmoi edhe njehere urrejtjen qe ka per klasen e mesme ne përgjithësi dhe Profesionet e Lira ne vecanti. Pasi i grabiti para disa vitesh me ligj Antikushtetues duke i detyruar te paguajne per 6 muaj nje pagese kontributesh te kripur dhe qe akoma nuk ua ka kthyer, sot deklaron se nuk i ndihmon Profesionet e Lira sepse keta nuk duhet te jene shtresa ne nevoje pavarësisht xhiros vjetore te bisnesit. Eshte njesoj si te thuash qe qeveritaret sduhet te marin rroge fare sepse ata skane nevoje per te sepse DUHET TE JENE TE KORUPTUAR… PD duhet ti mbeshtese keto 8.000 Profesioniste te Lire qe kjo Qeveri Grabitesish i la rrugeve edhe ne keto dite te veshtira.