I vihet flaka malit të Krujës për mbjelljet me drogë të pranverës

Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në pyjet e malit të Krujës, ndërkohë që raportohet se deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje për shuarjen e flakëve.

Terreni ku ka rënë zjarri është i vështirë dhe e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka të e zjarrfikësve.

Kërkohet që ndërhyrja të bëhet nga ajri pasi dhjetëra hektarë pyje po digjen pa ndalim

Ditët e fundit ka një numër të madh zjarresh të cilët sipas ekspertëve janë të qëllimshëm dhe dyshohet se bëhen për hapje parcelash për kultivim kanabisi.