Punëtorët e fasonerive në protestë: Kemi 22 vjet sigurime dhe nuk na japin pagën e “luftës”, duam të hamë…

Punonjëset e një fasonerie në Korçës janë ngritur sot në protestë, për shkak se janë përjashtuar nga lista e pagës së luftës.

Rreth 60 punëtorë kanë dalë përballë ambjenteve te Tatimeve në Korçë.

Në zyrën e drejtorisë së këtij institucioni fillimisht janë pritur përgjegjëset e fasonerisë, por për puntorët nuk ka patur një përgjigjje.

Punonjëset e fasonerisë më pas kanë hyrë të gjithë në godinë, por për situatën shprehen: “Trokitëm në zyrën e drejtorit, por nuk na e hap derën. Ja që këtu fillon …”

Një puntore e fabrikës ka reaguar me kritika dhe akuza ndaj pronarit. Ajo tregon se kanë punuar në kushte skandalozë, ndërsa kërcënon edhe drejtuesit e biznesit.

“Dua të ha unë, jam burrë e grua në atë punë. Duan të na hedhin në rrugë dhe shikoni në çfarë ndërmarrje kemi punuar ne, na është rrezikuar jeta. Jam punëtorja më e vjetër, kam 22 vjet punë. Kemi dërguar dy përgjegjësit atje dhe një djalë tjetër. Kemi 22 vjet sigurime.

Mos të ma takojë mua një 400 mijë lekëshe të ha bukë?! Unë skam asnjë fëmijë asnjë gjë… Jam atje me burrë e grua. Jam borxhë deri në grykë. Afendikoi (pronari) më hodhi në rrugë, deri dje shtynte karrocën me burrin tim. Sa e vështirë është për mua?! J

a unë s’kam bukë të ha. Jo kamera, se unë dhe një vit punë kam, por afendikoi (pronari) me gjithë afendikeshën (pronaren), jo në vrimë miu të futen, por do ta djeg të gjallë. Në vrimë miu të futet, me këdo që ka mbrapa, se jam pa bukë”, u shpreh njëra nga punonjëset.