Protesta në Vlorë/ Tregtarët e revoltuar i zënë pritë Dritan Lelit, ai ja mbath me vrap…

Tregtarët ambulantë që ushtronin aktivitetin te “Tregu i Orizit” në Vlorë i janë drejtuar bashkisë me një kërkesë për hapjen e tregut. Një përfaqësi e tyre i kanë zënë pritë kryebashkiakut Leli, por ky i fundit është larguar me vrap duke u shprehur se, “janë një grup mafiesh”…

Tregtarët janë shprehur se, është e papranueshme që ata të qendrojnë të mbyllur, në një kohë kur me marrjen e masave të higjenës, puna mund të vazhdonte si normalisht.

Në listën që mban emrat e të gjithë tregtarëve i kërkohet kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak t’u japë një zgjidhje se çfarë do të bëhet me ta. Sipas tyre, tregu ofron të gjitha kushtet optimale për të shitur, teksa kujtojnë se janë taksapagues të rregullt të bashkisë, dhe se nuk mund të tallen me ta në këtë mënyrë. Njëri prej tregtarëve, që ishte dhe më i irrituari u shpreh se në rast se nuk do të kenë bukë për të ushqyer fëmijët, atëherë do të jenë të detyruar t’ia marrin dikujt që ka.

“Këta paguhen nga taksat tona, është turp, ishte një ditë aty dhe po reklamonte ato fasadat që ka bërë aty, dhe iku me vrap. Për çfarë iku ai, ai ka marrë votën nga neve, paguhet nga taksat tona. Këta kërkojnë që të kthejnë 97-tën, unë po ngela pa bukë, nuk do rri që të shoh fëmijën tim që nuk ka se çfarë të haj, dhe atë tjetrin që ka. Unë duhet të vjèdh se nuk kam se çfarë të bëj, do ngrihem dhe do të vrás”, shprehet qytetari.

vloraokok1587715683