Policia nxjerr mllefin ndaj një vogëlushi pse i filmoi, shpërthen në ulërima e ëma

Një ngjarje e turpshme me protagonistë disa efektivë të Policisë së Shtetit ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku një nënë shpreh revoltën dhe indinjatën e saj ndaj një patrulle policie, e cila sipas saj i ka dhunuar të birin 15-vjeçar.

Qytetari që e dërgoi videon shprehet se pak para se të ndodhte ky incident, policia ndaloi një makinë me disa çuna brenda, të cilët kishin shkelur rregullat.

Sipas tij, djemtë arritën t’i shpëtonin policisë duke braktisur makinën dhe duke e lënë policinë me ‘gisht në gojë’.

E gjithë kjo skenë është filmuar nga një adoleshent 15-vjeçar, i cili sipas qytetarit nuk kishte asnjë lidhje me djemtë që i shpëtuan policisë.

Pasi policia pa që ai filmoi gjithçka, ia nxorrën gjithë mllefin e paaftësisë së tyre djalit të mitur, duke e qëlluar atë.

Qytetari shkruan: Pershendetje JOQ! Sapo ndodhi te rruga e Elbasanit. Policia ndaloi nje makin brenda disa cuna por ishin pa leje. Ata braktisen makinen dhe iken kurse nje djal i vogel po filmonte, por skish lidhje me ata ne makine. Policet e pane dhe e qelluan djalin e vogel. Ai ishte nen moshe.

Më pas aty ka mbërritur nëna e vogëlushit e cila me të drejtë shpërtheu ndaj punonjësve të policisë, duke iu kërkuar llogari për aktin e tyre të shëmtuar ndaj një fëmije.

Në video ajo dëgjohet të thotë se do ta çojë këtë çështje deri në Bruksel, ndërsa i kujton policëve të Lleshit se kanë shkelur të drejtat e fëmijëve.

Nëna e 15-vjeçarit thotë:

Deri në Bruksel do shkoj, mbajeni mend. Kush ma prek djalin mua, ja mbajeni mend, namin do bëj. Cili komisariat jeni? Namin do të bëj. Ja keni për ta parë. Kush e ka prek djalin me dorë?! Kush e ka prek djalin 15-vjeç me dorë Edi Rama e gjithë qeveria shqiptare ka për ta marrë. Guxoni juve me prek djalin me dorë. Mos më fol! Ma prek mua djalin me dorë?! Kush je ti?! Është fëmijë! Keni shkelur të drejtën…