Policia bën për spital qytetarin e pastrehë, flet e motra: E goditi dhe njëri prej tyre qeshte

Një qytetar është transportuar mbrëmjen e sotme në spitalin e Sarandës dhe që sipas familjarëve ishte dhunuar nga policia.

Qytetari, i cili shprehet se është i afërmi i burrit të dhunuar, thotë se ai është i pastrehë dhe policia e ka dhunuar barbarisht duke e lënë pa ndjenja, dhe më pas e kanë dërguar në spital.

Ai thotë se policët e shtynë nga shkallët e komisariatit, kur ishte bashkë me djalin, pasi shkuan të kërkonin leje për të dalë se s’kanë bukë të hanë.

Sipas tij, burri i dhunuar, përveçse i varfër e i pastrehë, është edhe i sëmurë dhe prej disa vitesh fle rrugëve të qytetit.

Burri i dhunuar quhet Astrit Terolli dhe është 53-vjeç, ndërsa ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme.

“U vrava në kokë dhe nuk dija më lan aty në shesh!”– tha ai.

“E lanë vëllain tim aty në shesh. Ai polici që godiste qeshte! Ne nuk do ta lëmë me kaq këtë ngjarje, kërkojmë drejtësinë tonë”, thanë familjarët.