Pogba i përgjigjet kritikut më të madh: S’e njoh atë…

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, i është përgjigjur kritikut të tij më të madh, Graeme Souness, duke pretenduar se ai nuk e di se kush është legjenda e Liverpoolit.

Gjatë punës së tij si analist për Sky Sports dhe The Times, Graeme Souness ka qenë kritiku më i zëshën i Paul Pogbas, së fundi duke sugjeruar se është shumë e lehtë të luash kundër fituesit të Kupës së Botës dhe duke e akuzuar se nuk e ka marrë seriozisht shërimin nga lëndimi i tij.

Kur u pyet për kritikat e vazhdueshme të Souness, Pogba tha se ai nuk e di se kush është ai, duke insistuar se preferon të përqendrohet ta bëjë lojën e tij.

“Unë nuk ia kam idenë se kush është ai. Kam dëgjuar se ai ishte lojtar i mrekullueshëm dhe gjëra të tilla. Por, unë s’e njoh në fytyrë, thjesht ia di emrin”, ka thënë Pogba.

“Siç kam thënë, unë nuk jam dikush që i dëgjon shumë analistët. Shikoj shumë futboll, por nuk qëndroj pas ndeshjeve t’i dëgjoj ata të flasin se pse ndodhi kjo apo jo. Mua më pëlqen të përqendrohem te futbolli”.

Pogba vazhdoi duke i komentuar edhe kritikat e shumta në përgjithësi drejt tij, duke thënë se ai tenton të mos u kushtojë vëmendje gjërave që i thonë të tjerët.

“Me gjasë u mungoj, nuk e di? Nuk jam dikush që gjithmonë shikon Sky Neës. Pas ndeshjeve, unë u rishikoj ndeshjet e jo komentet. Kur di për futbollin, nuk ke nevojë për dikë tjetër të të tregojë se çfarë po ndodh”, ka thënë Pogba,

“Natyrisht se dëgjoj që njerëzit po thotë se Paul po e bën këtë… Paul… Paull… nuk e di. Një ditë do t’i takojë ata kritikë dhe do t’i pyes sepse me të vërtetë nuk e kuptoj pse ndodh kjo. Unë jam duke u shëruar nga lëndimi dhe mund të jem diku tjetër dhe dëgjoj gjëra, por unë thjesht po shërohem, a e kuptoni?”

“Nëse duan të flasin, ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë gjë, është puna e tyre të flasin. Jam mësuar me këtë tashmë, s’më pengon. Është e këndshme të dëgjoj gjëra të mira në vend të këqijave, por kur luan futbolli, ti e njeh veten. E rëndësishme është çfarë duan trajneri dhe bashkëlojtarët, tjerat janë vetëm fjalë”.