Plas gallata në Kuvend! Sharlatani i drejtohet Ruçit: Nuk e meriton të jesh i dashuri im…

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me sherr dhe gallatë. Gallata ka shpërthyer në momentin kur Ruçi ka përmendur fjalën “i dashur” duke iu drejtuar sharlatanit Kujtim Gjuzi, i cili iu drejtua Ruçit me fjalët, “nuk jam i dashuri jot”. Kjo replikë u prit me humor nga të gjithë deputetët.

Pjesë nga debati

Gramoz Ruçi: I dashur deputet mesa duket edhe ju flisni.

Kujtim Gjuzi: Nuk jam i dashuri yt

Gramoz Ruçi: Ma kërkon etika dhe njerzillëku. Nuk ke të drejtë të thuash se aktet normative janë në kundërshtim me kushtetutën . Nuk ke të drejtë të thuash se vakancën e krijuar nga situata e jashtëzakonshme, por duhet të punosh më shumë për të kuptuar se çfarë kanë bërë parlamentet e tjera në vendet më të zhvilluara. Përkundrazi mos spekulo dhe mos fol nga vendi se do të nxjerr jashtë dhe në këtë situatë të jashtëzakonshme.