Pesë supervjedhjet e reja të qeverisë me tenderat sekretë

Kryeministrit Edi Rama, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Nga Marinela Ziu

* Maskat mbrojtëse FFP2 që në farmaci kushtojnë 4 mijë lekë, qeveria i ble për 8 mijë lekë.

* Kitet e testimit që në treg kushtojnë 21 mijë lekë, qeveria i ble për 85 mijë lekë.

* Veshjet spitalore njëpërdorimshe që në treg kushtojnë 12 mijë lekë, qeveria i ble për 34 mijë lekë.

* Mbrojtëset njëpërdorimshe të syve që në treg kushtojnë 4 mijë lekë, qeveria i ble për 7 mijë e 400 lekë.

* Maskat spitalore për dhoma izolimi që në treg kushtojnë 5 mijë lekë, qeveria i ble për 9 mijë e 800 lekë.

Të gjitha si kontrata sekrete, me motivacionin e “interesave thelbësore të shtetit”, si një mënyrë për të fshehur vjedhjen, pasi interesi i vetëm vazhdon të jetë ZHVATJA… edhe në kohë pandemie.