Përmirësohet kryeministri i Britanisë, Boris Johnson: Feleminderit mjekëve!

Gjendja e kryeministrit të Britanisë Boris Johnson, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve për shkak se është i infektuar me Covid-19, po përmirësohet.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se Johnson ka nisur të ec, por megjithatë mjekët kanë thënë se ai ka nevojë që të pushojë.

Këtë e ka njoftuar se një zëdhënëse e Doëning Street e cila ka thënë se këto janë shenja të mira

‘Kryeministri ka qenë në gjendje të bëjë shëtitje të shkurtra, midis periudhave të pushimit”, tha ajo.

Ndërkohë Johnson ka falenderuar mjekët dhe të gjithë ekipin për kujdesin e jashtëzakonshëm që kanë treguar ndaj tij.