PD: Qeveria u jep ditën, ua merr natën. Nga paga e luftës mbeten vetëm 2 mijë lek pas pagesës së taksave

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj shprhet se, paketa e qeverisë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e vogla është një mashtrim: ato pak lekë që qeveria t’i jep në mëngjes, t’i merr në darkë.

Shehaj shprehet se, kjo është lojë e rrezikshme me jetët e njerëzve dhe me ekonominë e vendit.

Reagimi i plotë

Çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë brenda datës 20 prill rreth 24000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars. Një pjese të vogël prej tyre qeveria do ju japë 26000 leke ne muajin prill për pagën e luftës.

Atyre do t’u mbeten vetëm 2 mijë lekë në xhep. Ata që nuk do marrin as “pagën e luftës”, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre të gjithë shumën 24000 Lekë.

Paketa e qeverisë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e vogla është një mashtrim: ato pak lekë që qeveria t’i jep në mëngjes, t’i merr në darkë.

Madje shumicës së bizneseve qeveria nuk do t’u japë asgjë dhe do ja u marrë detyrimet fiskale njësoj si në kohë normale. Kjo është lojë e rrezikshme me jetët e njerëzve dhe me ekonominë e vendit.

tttt