Pasojat e panikut, mjeku i ekipit Francës vrau veten të dielën pasi mori vesh se ishte i infektuar nga virusi

Ylli kosovar i Stade de Reims, Arbër Zeneli, e ka kujtuar në një intervistë të fundit mjekun e klubit francez, që bëri vetëvrasje të dielën, pasi u infektua me koronavirus.

Të dielën, mjeku i klubit të Arbër Zenelit, Stade de Reims, bëri vetëvrasje në moshën 60-vjeçare. Bernard Gonzalez e la një një letër në të cilën shpjegoi se ai e bëri këtë shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

“Agjenti ma dërgoi lajmin. Menjëherë pas kësaj, kapiteni i skuadrës na dërgoi një mesazh dhe na tha se diçka kishte ndodhur me mjekun e ekipit. Unë e lexova lajmin dhe pyeta në skuadër për këtë gjë. Fatkeqësisht është e vërtetë”, ka thënë Zeneli për Futboll Kanalen.

“Ai ishte personi që më ndihmoi më së shumti gjatë lëndimit tim të gjatë. Ai më dha energji pozitive dhe besonte me të vërtetë te unë. Natyrisht, ai ka pasur rëndësi të madhe për mua gjatë kohës sime në Reims”.

“Do ta mbaj mend si njeri shumë pozitiv. Ai ishte gjithmonë pozitiv dhe na jepte energji pozitive neve lojtarëve dhe liderëve. Ai merrte përgjegjësi në skuadër dhe na ndihmonte shumë. Kur unë isha në një periudhë të vështirë, ai ishte shumë pozitiv. Më jepte komplimente të këndshme. Nofkën “makina” e mora nga ai sepse punoja shumë. Do t’i mbaj mend këto gjëra. Ai ishte gjithmonë i këndshëm, i mirë dhe modest”.

“Ne kontaktojmë me skuadrën çdo ditë. I marrim programet tona individuale nga trajneri i fitnesit çdo ditë. Pastaj zakonisht e bëjmë një stërvitje të përbashkët përmes një aplikacioni. Sot e patëm një takim me klubin dhe folëm për këtë që ka ndodhur. Tani e kemi të vështirë. Ne nuk duam që gjërat e tilla të ndodhin”.

Më tutje, Zeneli zbuloi se ai ka qenë në Suedi që nga mesi i marsit, pasi filloi të përhapet shumë koronavirusi.

“Ne i morëm katër ditë pushim pasi na u anulua ndeshja kundër Lyonit. Unë duhet të kthehesha në shtëpi pas kësaj, por klubi mendoi se është më mirë që unë të qëndroj në Suedi sepse ishte një krizë e madhe në Francë. Sot unë jam në Suedi dhe e vlerësoj këtë shumë. Ta rezistoj këtë krizë vetë do të kishte qenë e vështirë. Tani jam afër familjes. Ne jemi njerëz, jo vetëm futbollistë”.