Pas reagimit të opozitës, lirohen emigrantët që ishin bllokuar në Kapshticë

Pas reagimit të opozitës, qytetarët shqiptarë që ishin bllokuar në Kapshticë janë liruar nga qeveria.

27 emigrantë shqiptarë të ardhur në doganën e Kapshticës ishin bllokuar duke mos u lejuar të futen në territorin shqiptar, ndërsa së fundmi mësohet se ata janë lejuar nga autoritetet që të riatdhesohen.

Mësohet se qytetarët shqiptarë që vinin nga Greqia do të akomodohen në një hotel në qytetin e Korçës dhe mendohet se do të qëndrojnë aty për 14 ditë, që përkon me kalimin e fazës së vetëkarantinimit pasi mund të ketë të infektuar mes tyre.

Çështja e emigrantëve ditët e fundit është bërë mjaft e ndjeshme duke nxitur edhe reagime të shumta nga opozita, Presidenti dhe oponioni public për shkak të mos lejimit të tyre për të hyrë në vendin tonë në kuadër të masave parandaluese ndaj koronavirusit.