Pas Durrësit, edhe tregtarët e tregut industrial në Berat ngrihen në protestë, ja çfarë kërkojnë

Ditët e fundit shumë punonjës janë ngritur në protestë të cilët shprehen se nuk kanë marë pagën e luftës. Pas Durrësit dhe tregtarët tregtarët e tregut industrial në Berat janë ngritur në protestë për pagën e luftës.

Kjo është hera e dytë që ata protestojnë para bashkisë së Beratit, diçka e cila ka detyruar kryetarin Demo të pres një përfaqësi prej 20 vetash në zyrën e tij. Takimi mes kryetarit të bashkisë dhe protestuesve po zhvillohet pa praninë e mediave, ndërsa sakaq policia bashkiake dhe ajo e rendit po u bëjnë kontrolle tregtarëve për autorizimet.

Ndërkohë një ditë më parë 300 tregëtarë të tregut industrial që tregtojne rroba të përdorura në Durrës kanë protestuar dhe kërkonin ose hapjen e punës ose të marrin pagën e luftës.